PORTI I RI I DURRESIT, YACHT & MARINA EMAAR GROUP | 4K DRONE VIDEO

  PORTI I RI I DURRESIT, YACHT & MARINA EMAAR GROUP | 4K DRONE VIDEO
You need Flash Player 8+ and JavaScript enabled to view this video.
Like To Upvote
Share This Video
720P 1080P
104.5K Views

Në Portin e Durrësit do të realizohet një ndër investimet më të mëdha, i cili do të transformojë totalisht pamjen aktuale të këtij porti duke i dhënë atij një pamje dinjitoze. Sipas masterplanit të hartuar nga Qeveria Shqiptare, porti i mallrave do të rialokohet në zonën e Porto Romanos, ndërkohë që porti aktual do t’i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë, i cili do t’a kthejë atë në një port turistik.

Për këtë projekt të rëndësishëm, Qeveria Shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Qeverinë e Emirateve të Bashkuara. Përmes këtij investimi, synohet që porti i ri i Durrësit të kthehet në një pikë të rëndësishme jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë.

Duke vlerësuar si shumë të rëndësishme të dy projektet, si ai për rialokimin e portit ashtu dhe për kthimin e portit aktual në një port totalisht turistik, porti i ri i Durrësit do të lidhet me zonën e Porto Romanos, e klasifikuar si një zonë e lirë ekonomike, me një linjë hekurudhore e cila do të lehtësojë lëvizjen dhe qarkullimin e mallrave.

Referuar masterplanit, pavarësisht zhvendosjes së portit në zonën e Porto Romanos, terminali i pasagjerëve do të vijojë të qëndrojë në po të njëjtin vend. Masterplani parashikon që terminali aktual i pasagjerëve të mbetet në Durrës, aty ku është aktualisht dhe nuk do të rialokohet. Kjo edhe për efekt se Qeveria Shqiptare ka investuar në moderiznimin e tij ndër vite dhe është një ndër terminalet më moderne që ka në Adriatik dhe Jon.

Për të dyja projektet tashmë ka nisur puna, ku është miratuar marrëveshja me qeverinë e Emirateve të Bashkuara, ndërsa në ditët në vijim do të miratohet edhe marrëveshja e negocimit.

_________________________________________
Subscribe @GOGLA për më shumë video.
_________________________________________
Follow GOGLA në Instagram: https://instagram.com/gogla_al/
Follow GOGLA në Facebook: https://facebook.com/gogla.al
Website: http://gogla.al/
_________________________________________
#goglaal #gogla #durres #durresi2021 #portiidurresit #durresi #dji #mavicpro2 #albania2021 #dronevideo #yacht&marina #portiiriidurresit #pamjemedron #durresimedron #marinadurres #emargroup